Mbrëmja e fundit në Ferma VIP ka sjellë një eliminim surprizë që ka befasuar ndjekësit e programit.
Klodi Dedja është shpallur i larguari i radhës, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në spektakël pas një televotimi përballë Malbora dhe Blerina. Në fund, ishte publiku ai që vendosi për fatin e garës.
Eliminimi i tij është konsideruar i papritur, pasi Klodi ishte një nga banorët më aktivë, shpesh në qendër të dinamikave dhe debateve brenda fermës.
Megjithatë, sipas reagimeve në rrjet, duket se java e fundit ka ndikuar ndjeshëm në këtë rezultat. Një përplasje e fortë me Ermionen mund të ketë ndikuar negativisht në perceptimin e publikut, duke reflektuar drejtpërdrejt në vota.
Kështu, një nga konkurrentët më të përfolur të këtij edicioni largohet nga Ferma VIP, duke lënë pas një javë vendimtare që duket se vulosi fatin e tij në garë.




