Bejta ka bërë një deklaratë të fortë për Gjestin, duke vënë në pikëpyetje suksesin që artisti ka arritur në skenën muzikore.
I ftuar në një emision televiziv, këngëtari foli për karrierën e tij, industrinë muzikore dhe u përball me disa pyetje provokuese.
Kur u pyet se cili artist, sipas tij, nuk e meriton suksesin që gëzon aktualisht, Bejta u përgjigj pa hezitim:
“Gjesti.”
Menjëherë pas përgjigjes, ai sqaroi se komenti i tij nuk kishte lidhje me raportet personale, por ishte një vlerësim që lidhej vetëm me muzikën.
“Respekt, ama kur po flasim për muzikë, vetëm për muzikë. Gjesti nuk e meriton suksesin që ka.”, u shpreh Bejta.
Deklarata pritet të ngjallë reagime mes fansave të dy artistëve, veçanërisht duke pasur parasysh popullaritetin që Gjesti ka fituar vitet e fundit.
Kujtojmë se Gjesti u bë një nga emrat më të komentuar pas pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 3 dhe më pas në Big Brother VIP Albania 4, ku u shpall fitues.
Deri më tani, Gjesti nuk ka reaguar publikisht ndaj deklaratës së Bejtës, ndërsa komentet e këtij të fundit mbeten një opinion personal mbi aspektin artistik dhe jo një pretendim faktik.




