Pas eliminimit nga Ferma VIP, Adion Puka ka reaguar për herë të parë lidhur me situatat e fundit që kanë përfshirë partneren e tij, Ola.
Një nga momentet më të komentuara ka qenë episodi kur Ola përdori gjuhë ofenduese ndaj moderatores Arbana Osmani, duke shkaktuar reagime të shumta mbi etikën dhe sjelljen në ekran.
Përmes një postimi në Instagram Story, Adioni ka zgjedhur të shprehë mbështetjen e tij publike ndaj Olës. Ai ka rishpërndarë një video ku ajo shfaqet e prekur emocionalisht, duke e shoqëruar me mesazhe të forta:
“Shikoni ça i keni bo çikës” dhe “Çika jonë, qëndro e fortë”.


Ky reagim tregon se, pavarësisht daljes nga gara, ai vazhdon ta ndjekë me vëmendje rrugëtimin e saj dhe të qëndrojë në krah të saj në këtë periudhë të vështirë dhe të mbushur me kritika.
Ndërkohë, situata mbetet e tensionuar, me publikun dhe figurat mediatike që vijojnë të diskutojnë mbi sjelljen dhe pasojat e veprimeve të ndodhura në spektakël.




