Situata e krijuar në Ferma VIP, ku Ola përdori gjuhë ofenduese ndaj moderatores Arbana Osmani, ka vijuar të shkaktojë reagime të forta nga figura të njohura publike.
Së fundmi, në këtë debat është përfshirë edhe këngëtarja Anxhela Peristeri, e cila ka dalë hapur në mbështetje të Osmanit përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Në një postim në Instagram Story, Peristeri ka ndarë një mesazh të drejtpërdrejtë dhe simbolik, që është interpretuar si një kritikë e fortë ndaj sjelljes së Olës:
“Kur ofendimi të vjen nga balta nuk të bën pis! Ditë të mbarë🤍”

Anxhela Peristeri via Instagram Story
Ky reagim është parë si një mënyrë për të theksuar se ofendimet me nivel të ulët nuk cenojnë figurën apo integritetin e moderatores, duke iu shtuar kështu zërave të shumtë që kanë dënuar gjuhën e përdorur në spektakël dhe kanë mbështetur profesionalizmin dhe qetësinë e Arbana Osmanit.




