Ish‑banorja e BBV Sabina Mete, zbulon realitetin e “eskortave VIP” në Shqipëri: “Shumë gjëra janë thjesht spekulime”

Ish‑banorja e BBV Sabina Mete, zbulon realitetin e “eskortave VIP” në Shqipëri: “Shumë gjëra janë thjesht spekulime”

Gazetarja dhe ish‑banorja e Big Brother VIP 5, Sabina Mete, ishte e ftuar në emisionin Live From Tirana, ku rrëfeu përvojën e saj në shtëpinë më të famshme të Shqipërisë dhe komentoi një temë të ndjeshme: prania e eskortave në vend.

Në lidhje me deklaratat e fundit të Grida Dumës në Top Story, Sabina u shpreh hapur:

“Një emër kanë ato, eskorta quhen. Eskortat e famshme i quajmë eskorta VIP. Ka lloj-lloj mënyrash për të nxjerrë atë lekun e shpejtë, për të bërë jetën që do, varet si do ta zgjedhësh dhe si do ta përdorësh trupin tënd. Nuk kam ndonjë gjykim, të them të drejtën.”

Ajo shtoi se, megjithëse numri i vajzave që punojnë si eskortë është rritur, secila “ka rrugën e vet dhe vetë riskun që merr.”

Duke folur për jetën luksoze që disa vajza tregojnë jashtë mundësive të tyre ekonomike, Sabina tha:

“Nuk mund të kesh një rrogë nën 1 mijë euro dhe të bësh një jetë luksi dhe të shkosh në Mykonos apo kudo tjetër. E kuptojmë që disa gjëra luksi janë të vështira për t’u arritur me pagat që kemi, ndaj pjesa më e madhe e objekteve luksoze janë ‘fake’.”

Mes komenteve të saj, Sabina theksoi se situata është komplekse dhe se zgjedhjet personale dhe konteksti i jetës duhet kuptuar përpara se të nxirren përfundime.