Egli është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas aludimeve për një lidhje të mundshme me Redonin, duke i shtuar edhe më shumë kuriozitet historisë së tyre.
Ajo ka folur hapur për raportin mes tyre, duke sqaruar se mes tyre ekziston një marrëdhënie e mirë dhe miqësore, por pa konfirmuar një romancë. Megjithatë, deklaratat e saj nuk kanë qenë të mjaftueshme për të shuar dyshimet e publikut.
Dyshimet për një lidhje kanë lindur kryesisht nga disa detaje që fansat kanë vënë re në rrjetet sociale, ku postime të ngjashme dhe ambiente të përbashkëta kanë ngritur pikëpyetje për një afrimitet më të madh mes tyre. 
Kujtojmë që Egli dhe Redoni kanë pasur një raport të afërt që në fillimet e tyre në Big Brother VIP Albania, por rrugëtimi i tyre u ndërpre pasi ai u largua nga shtëpia. 
Pavarësisht zhurmës në rrjet, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për një lidhje dashurie, duke e lënë gjithçka në kuadër të spekulimeve dhe interpretimeve të publikut.




