Blerando ka zgjedhur fjalë të ëmbla për të uruar bashkëshorten e tij, Lenën, me rastin e ditëlindjes së saj.
Këngëtari ka ndarë në Instagram një fotografi ku shfaqet krah Lenës, teksa të dy buzëqeshin pranë njëri-tjetrit. Krahas imazhit, ai ka shkruar një dedikim të shkurtër, por plot dashuri: “Urime ditëlindjen, gruaja jem 🤍 T’du fort!”

Blerando via Instagram Story
Nga postimi bëhet e ditur se çifti ndodhet në Bratislavë, ku po shijojnë fundjavën festive. Vendndodhja e fotografisë është shënuar në qendrën e vjetër të qytetit.
Ky urim vjen disa muaj pasi Blerando dhe Albulena Krasniqi, e njohur për publikun si Lena, e kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.
Çifti e bëri publike martesën në maj të këtij viti, pas një romance që për një kohë e kishin mbajtur larg vëmendjes së publikut. Në atë moment, Blerando kishte shkruar krahas fotografive të kurorëzimit: “Disa dashuri ruhen në heshtje. Sot është momenti ynë.”
Tashmë, dedikimi i tij për ditëlindjen e Lenës sjell një tjetër moment të ëmbël nga jeta e çiftit si bashkëshortë.




