Françeska Murati ngre pyetjen që po bën xhiron e rrjetit: “Pse nuk po martoheni më?”

Franceska Murati via Instagram
Franceska Murati via Instagram

Françeska Murati ka hapur një debat interesant me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke ngritur një pyetje që, sipas saj, pasqyron një fenomen gjithnjë e më të dukshëm te të rinjtë.

Përmes një InstaStory, ish-banorja e Big Brother VIP Albania u shpreh me humor se këtë verë nuk ka marrë pjesë në asnjë dasmë, ndërsa e lidhi këtë me lajmet që flasin për rënien e lindjeve.

“O rini, çfarë po ndodh? Pse nuk po martoheni më? Këtë verë s’po kapem në asnjë dasmë. Ndërkohë lajmet thonë se lindjet kanë rënë me 8.1%.”

Më pas, Françeska shtroi një tjetër pyetje për ndjekësit, duke u kërkuar mendimin e tyre nëse të rinjtë po presin të ndihen plotësisht gati për të krijuar familje, apo nëse është bërë më e vështirë të gjejnë partnerin e duhur.

“Po prisni të bëheni gati të gjithë, apo thjesht jemi në një kohë ku është bërë shumë e vështirë për të gjetur një person? Jam kurioze ta di: çfarë mendoni se është arsyeja kryesore?

Franceska Murati via Instagram Story

Postimi i Françeska Muratit ka nxitur reagime dhe diskutime të shumta në rrjet, ku ndjekësit kanë ndarë këndvështrime të ndryshme mbi arsyet që, sipas tyre, po ndikojnë në shtyrjen e martesës dhe krijimit të familjes.