Noizy feston sot 40-vjetorin e lindjes, ndërsa miqtë e tij kanë menduar një mënyrë mjaft origjinale për t’ia kujtuar reperit se këtë vit ka hyrë në një tjetër dekadë.
Në festën e organizuar për ditëlindjen e tij janë parë edhe emra të njohur si Loredana dhe Blerim Destani, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen kanë qenë bluzat e personalizuara të përgatitura për këtë rast.
Në bluza është vendosur fotografia e Noizyt, por jo në versionin që fansat janë mësuar të shohin. Reperi shfaqet i “plakur”, me flokë dhe mjekër të thinjur.

Loredana via Instagram Story
Duket se kjo ka qenë mënyra e miqve për ta ngacmuar me rastin e 40-vjetorit, duke e kthyer moshën e re në një shaka mes tyre. Edhe vetë Noizy duket se e ka pritur me humor surprizën.
Pamjet nga festa tregojnë një atmosferë të gëzueshme, me reperin që po e feston këtë ditëlindje të veçantë mes miqve dhe njerëzve të afërt.




