“Marre ju qoftë!”/ Një vit nga humbja e vëllait të Gjestit, motra shpërthen ndaj postimeve në rrjet...

“Marre ju qoftë!”/ Një vit nga humbja e vëllait të Gjestit, motra shpërthen ndaj postimeve në rrjet...

Sot shënohet një vit nga vdekja tragjike e Eldionit, vëllait të Gjestit, i cili humbi jetën në një aksident me motor. Përvjetori i dhimbshëm ka sjellë një sërë postimesh në rrjetet sociale, por disa prej tyre kanë shkaktuar reagimin e fortë të motrës së tij, Blerinës.

Përmes dy postimeve në rrjetet sociale, Blerina ka kritikuar personat që kanë publikuar fotografi nga varri, video dhe shkrime në lidhje me humbjen e të vëllait.

Ajo shprehet se nuk e kupton mënyrën se si disa njerëz kanë zgjedhur ta përkujtojnë këtë ditë dhe e konsideron publikimin e materialeve të tilla si mungesë respekti ndaj dhimbjes së familjes.

“Unë nuk muj me kuptu ni sen, qysh mundem me kon njerëz pa ndërgjegje, pa pikën e respektit. Qka doni me kallxu me foto te vorri, me ato referate që i shkruani n’rrjete sociale? Unë veç di me ju thonë: Marre ju koftë!”, shkruan ajo.

Në reagimin e saj, motra e Gjestit kritikon gjithashtu atë që e konsideron si tentativë për të bërë “filma” në një ditë zie, duke iu drejtuar personave që kanë zgjedhur të publikojnë materiale rreth humbjes së Eldionit.

Në një Story të dytë, Blerina e ka bërë edhe më të qartë qëndrimin e saj:

“Dhimbta nuk kallxohet n’rrjete sociale me foto, me video, me shkrime. Kjo o krejt vëmendje që doni me pas”, shkruan ajo.

Reagimi i fortë i Blerinës vjen pikërisht në përvjetorin e parë të humbjes së Eldionit, një ditë që rikthen për familjen kujtimin e ngjarjes tragjike.