Eni Çobani befason me transformimin në pamje, shfaqet më ndryshe se kurrë më parë...

Eni Çobani via Instagram
Eni Çobani via Instagram

Prej vitesh është një prej figurave më të njohura të televizionit shqiptar, veçanërisht të së dielës, por këtë herë Eni Çobani ka tërhequr vëmendjen e publikut për një tjetër arsye.

Në daljet e saj të fundit televizive, juristja është shfaqur me një imazh të rifreskuar dhe me një siluetë dukshëm më të hollë krahasuar me paraqitjet e saj të mëparshme.

Ndryshimi në pamje është vënë re nga publiku, megjithatë Eni Çobani nuk ka bërë të ditur publikisht ndonjë arsye konkrete që qëndron pas këtij transformimi.

Eni Çobani via Instagram Story

Pavarësisht ndryshimit, ajo ka ruajtur atë që e ka karakterizuar gjithmonë: stilin elegant dhe paraqitjen e kuruar. Zgjedhjet e saj në veshje dhe mënyra se si shfaqet në ekran kanë krijuar ndër vite një imazh të dallueshëm, përtej profesionit të saj si juriste.

Eni Çobani via Instagram Story

Prej rreth 15 vitesh, publiku e njeh kryesisht përmes programit “Shihemi në Gjyq”, ku ajo është përballur me histori dhe konflikte të ndryshme familjare, duke tentuar të ndërmjetësojë mes palëve.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Çobani është kthyer në një prej personazheve më të identifikueshme të programit, ndërsa natyrshmëria dhe komunikimi i drejtpërdrejtë kanë qenë pjesë e pandashme e profilit të saj televiziv.

Tashmë, krahas historive të reja që sjell “Shihemi në Gjyq”, vëmendjen e publikut po e merr edhe ndryshimi në pamjen e Eni Çobanit, e cila në daljet e fundit është shfaqur më elegante dhe e kuruar se më parë.