Një kujtim përgjithmonë në trup! Ledri Vula bën tatuazh vizatimin e vajzës së tij, Poem...

Ledri Vula via Instagram Story
Ledri Vula via Instagram Story

Një ditë e veçantë mes Ledri Vulës dhe vajzës së tij, Poem Blu, është kthyer në një kujtim që reperi ka zgjedhur ta mbajë përgjithmonë me vete.

Ledri ka ndarë me ndjekësit disa momente të ëmbla pranë të bijës, teksa të dy kanë kaluar një ditë së bashku në një periudhë të rëndësishme për vogëlushen, e cila lidhet me hapat e saj të parë në shkollë.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte surpriza që reperi i bëri vetes. Ledri realizoi një tatuazh të ri, të frymëzuar nga një vizatim fëmijëror ku shfaqen dy figura të thjeshta që simbolizojnë babain dhe vajzën.

Ledri Vula via Instagram Story

Fotot e tatuazhit janë publikuar në rrjetet sociale, duke marrë vëmendje për thjeshtësinë, por edhe domethënien emocionale që mbart.

Edhe Poem Blu duket se është ndikuar nga babai i saj. Vogëlushja ka dashur të kishte edhe ajo një “tatuazh”, ndaj në krah i është vendosur një tatuazh i përkohshëm për fëmijë, me të cilin ka pozuar e buzëqeshur para kamerës.

Ledri Vula via Instagram Story

Momenti i ëmbël mes babait dhe vajzës tregon edhe një herë lidhjen e veçantë mes tyre.

Kështu, një ditë e zakonshme familjare u kthye në një kujtim me shumë domethënie për Ledrin, i cili zgjodhi ta fiksonte përgjithmonë në trup vizatimin e vajzës së tij.