Një tjetër moment që ka shkaktuar reagime brenda dhe jashtë “Ferma VIP” ka pasur në qendër Inida Gjatën, e njohur si Zhaku.
E njohur për natyrën e saj të lirë dhe pa komplekse, Zhaku ka tërhequr vëmendjen e banorëve pasi është shfaqur në ambientet e përbashkëta e veshur vetëm me të brendshme, ndërsa mbante syze dielli dhe pinte cigare.
Situata ka krijuar siklet te disa prej fermerëve, veçanërisht te Indri, i cili i kërkoi publikisht të vishej për respekt ndaj banorëve të tjerë.
“A mund të vishesh, të lutem? Për respekt,” – i është drejtuar ai.
Por Zhaku nuk duket se e ka pritur mirë ndërhyrjen e tij dhe iu përgjigj menjëherë me tone të drejtpërdrejta:
“Ç’të duhet ty si rri unë!”




