"Zagar,ke për ta parë…”": Iliri shpërthen me fyrje ndaj Bujakës...(video)

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Mbrëmja e fundit e “Prime” në “Ferma VIP” u shoqërua me debate të ashpra dhe përplasje të forta mes banorëve, pas një sfide fizike që përfundoi me shumë tension.

Në qendër të situatës u vendosën Ilir Shaqiri dhe DJ Bujaka. Gjithçka nisi gjatë lojës për imunitet, ku banorët konkurruan për të shmangur televotimin e radhës.

Fitues i sfidës u shpall Bujaka, por rezultati u kundërshtua menjëherë nga disa prej fermerëve, të cilët pretenduan se ai kishte përdorur forcë të tepërt gjatë lojës, sidomos ndaj vajzave pjesëmarrëse në sfidë.

Debati u tensionua edhe më shumë kur Ilir Shaqiri reagoi ashpër ndaj tij, duke përdorur tone të forta dhe fjalor ofendues gjatë diskutimit.

“Zagar, plerë, kriminel, maskara…” – i është drejtuar Iliri atij në gjak e sipër, një deklaratë që ka lënë pa fjalë si banorët, ashtu edhe publikun që po ndiqte transmetimin.

Sipas pamjeve që po qarkullojnë në rrjet, Iliri iu drejtua Bujakës me etiketime fyese dhe akuza të rënda, duke krijuar një nga momentet më të tensionuara të këtij sezoni.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku publiku është ndarë në dy kampe: disa kanë mbështetur reagimin e Ilirit duke e konsideruar mbrojtje për banorët e tjerë, ndërsa të tjerë kanë kritikuar gjuhën e përdorur prej tij gjatë debatit.