“Të p*erdhë gjithë kjo mendje kështu”/ Elton Tozaj publikon mesazhet private me Mimoza Ahmetin, përplasje për protestat!

“Të p*erdhë gjithë kjo mendje kështu”/ Elton Tozaj publikon mesazhet private me Mimoza Ahmetin, përplasje për protestat!

Gazetari Elton Tozaj ka publikuar në rrjetet sociale disa mesazhe private që, sipas tij, ka shkëmbyer me poeten Mimoza Ahmeti, pas një debati mes tyre lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri.

Në bisedën e publikuar në Instagram, Tozaj duket se i kërkon poetes të shprehë solidaritet me protestuesit, duke i kujtuar mbështetjen që ka marrë nga publiku shqiptar, veçanërisht gjatë pjesëmarrjes së saj në “Ferma VIP”.

“Po për Shqipërinë, o Moza, a ke ndonjë fjalë? Se aty e fitove Fermën, nuk e fitove në Francë. Kjo që je sot, prej popullit shqiptar je. Pak solidaritet nuk bën dëm”, i shkruan gazetari.

Përgjigjja që i atribuohet Ahmetit është e shkurtër: “Shiko si po digjet bota dhe kupto”.

Elton Tozaj via Instagram Story

Shkëmbimi vijon me replika të tjera, ndërsa Tozaj i kërkon poetes të tregojë më shumë vëmendje ndaj situatës në vend. Në një moment të bisedës, Ahmeti përgjigjet: “Vendi nuk digjet, as shtëpia”.

Debati bëhet edhe më i ashpër kur gazetari e kritikon për qëndrimin e saj, ndërsa në një tjetër pamje të publikuar prej tij shfaqet një mesazh që i atribuohet poetes:

“Vazhdoni të jem obsession i juaj, sepse vërtet përbëj”, ndërsa më tej shton: “Merr like me mua”.

Tozaj i përgjigjet me ironi: “Qyqa, like nga ty?”, duke vijuar më pas me një tjetër koment: “Ule delirin e madhështisë, Moza”.

Por reagimi i gazetarit nuk përfundon këtu. Krahas bisedës private, ai ka publikuar edhe një koment të ashpër drejtuar poetes: **“Të p*erdhë gjithë kjo mendje kështu, se di dmth!”**

Elton Tozaj via Instagram Story

Publikimi ka rikthyer në vëmendje debatin mbi reagimin e personazheve publike ndaj protestave dhe pritshmëritë që një pjesë e publikut ka ndaj tyre për të shprehur qëndrimin.

Deri tani, mesazhet janë bërë publike nga Elton Tozaj, ndërsa nuk ka një reagim të veçantë publik nga Mimoza Ahmeti lidhur me publikimin e bisedës.