Një moment emocionues është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku Brikena ka marrë një surprizë të papritur nga familja e saj.
Teksa banorët ndodheshin në oborr, një dron ka sjellë një mesazh mbështetës nga daja i saj, Gëzimi, i cili ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i treguar se po e ndjekin dhe e përkrahin.
Ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte fakti se mesazhi nuk ishte vetëm për Brikenën, por përfshinte edhe Mateon, duke treguar hapur miratimin e familjes për raportin e tyre.
Në banderolë shkruhej ndër të tjera se do të pinin kafe bashkë me Mateon, një detaj që e emocionoi shumë Brikenën dhe u prit pozitivisht edhe nga ai.
I surprizuar nga ky gjest, Mateo reagoi menjëherë duke falënderuar dajën e saj për mbështetjen dhe duke shprehur dëshirën për ta takuar jashtë, duke theksuar se ky mesazh e bëri Brikenën të ndihej shumë mirë.




