Edhe pse dita nisi në mënyrë të qetë mes Brikenës dhe Mateos në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, atmosfera ndryshoi shumë shpejt.
Ndërsa Brikena po përgatitej në dhomën e grimit, Mateo iu afrua me tone të ëmbla për t’i uruar mirëmëngjesin dhe për ta pyetur si kishte fjetur, duke përdorur edhe fjalë përkëdhelëse.
Por situata mori tjetër drejtim kur ai bëri një koment për pastërtinë e krevatit të saj. Mateo i tha se kishte vënë re çarçafë të papastër dhe se kishte vendosur t’i ndërronte vetë.
“E di që i kishe çarçafët për faqe të zezë, kllëfin e jastëkut. T’i kam ndërruar,” i ka thënë ai hapur.
Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Brikena, e cila reagoi menjëherë duke u ngritur e nervozuar dhe duke u larguar pa i kthyer përgjigje.
Teksa ajo u largua, Mateo u përpoq ta ndalonte duke e pyetur çfarë kishte, por u injorua. I surprizuar nga reagimi i saj, ai komentoi me vete se nuk mund të bënte as një shaka pa u keqkuptuar.Mateo ka vazhduar të flasë me vete duke u shprehur:
“Ua, nuk bën dot një batutë se nxehet direkt”.
Ky moment është një tjetër episod që tregon marrëdhënien e paqëndrueshme mes tyre, e cila ka pasur vazhdimisht ulje dhe ngritje që nga hyrja e Mateos në shtëpi.




