Një situatë e papritur ka tronditur banorët e Ferma VIP, pasi fermerja Malbora Gurra është dërguar në spital pas një ngjarjeje të ndodhur mbrëmjen e kaluar.
Lajmi u bë i ditur përmes një zarfi të lexuar brenda fermës, ku u njoftua se gjendja e saj është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut, por ajo vijon të jetë nën mbikëqyrjen e mjekëve.
Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse Malbora do të mund të rikthehet në garë, pasi vendimi final do të merret nga stafi mjekësor në varësi të gjendjes së saj fizike dhe aftësisë për të përballuar sfidat e formatit.
Në vijim të këtij zhvillimi, “Agai” ka ngritur edhe një diskutim mes banorëve, duke i vënë përballë një dileme: në rast se Malbora nuk është plotësisht e gatshme fizikisht, a duhet t’i jepet mundësia për t’u rikthyer në lojë?
Kjo situatë ka krijuar tension dhe debat brenda fermës, ndërsa publiku pret me interes vendimin përfundimtar mbi fatin e Malbora Gurra në këtë edicion.




