Stresi i drejtohet Edi Ramës mes protestave në Tiranë: "Do kesh fundin më të keq!”

Stresi i drejtohet Edi Ramës mes protestave në Tiranë: "Do kesh fundin më të keq!”

Reperi i njohur shqiptar Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka reaguar publikisht për situatën e krijuar në Shqipëri, duke i bërë një thirrje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka etiketuar llogarinë zyrtare të kreut të qeverisë, reperi i ka kërkuar këtij të fundit të largohet nga detyra dhe t’u japë qytetarëve mundësinë të vendosin për të ardhmen e vendit.

“Për hir të Shqipërisë dhe të ardhmes së saj, jepni dorëheqjen dhe lëreni popullin të vendosë për të ardhmen e vendit!”, ka shkruar Stresi në mesazhin e tij, të cilin e ka përmbyllur me një paralajmërim të ashpër: “Ndryshe do kesh fundin më të keq!”.

Stresi via Instagram Story

Reagimi i artistit vjen në një kohë kur Tirana po përballet me protesta të njëpasnjëshme, ku studentë, gjimnazistë dhe qytetarë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë.

Ndër kërkesat e protestuesve janë dorëheqja e kryeministrit, përmirësimi i kushteve në arsim dhe krijimi i më shumë mundësive për të rinjtë. Tubimet e ditëve të fundit janë shoqëruar gjithashtu me përplasje me policinë.

Stresi është ndër artistët shqiptarë që ka reaguar vazhdimisht për zhvillimet politike dhe shoqërore në vend. Me mesazhin e fundit, ai i është bashkuar debatit publik që ka marrë hov në sfondin e protestave dhe kërkesave për ndryshim