Pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania 5, Stenaldo ka reaguar me një mesazh të qetë dhe mirënjohës, duke reflektuar mbi eksperiencën e tij në shtëpi.
Ai është shprehur me emocione për rrugëtimin e tij, duke thënë:
“Fat që isha pjesë e një programi të këtyre përmasave”
Stenaldo u largua nga gara pas një televotimi vendimtar përballë Mateos, i cili arriti të vazhdojë lojën, ndërsa ai mbylli përfundimisht eksperiencën në shtëpi .
Gjatë qëndrimit të tij, ai u konsiderua një nga konkurrentët më të veçantë, duke fituar simpatinë e publikut me energjinë dhe humorin, por edhe duke dhënë një mesazh të fortë për përfshirjen dhe sfidimin e stereotipeve .
Në reflektimin e tij, Stenaldo ka lënë të kuptohet se përtej garës, për të më e rëndësishme ishte eksperienca dhe njerëzit që njohu brenda shtëpisë.
Eliminimi i tij ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku shumë ndjekës e kanë cilësuar rrugëtimin e tij si inspirues dhe të veçantë, duke e bërë një nga banorët më të dashur të këtij edicioni.




