Dron për Selin në BBVIP: mesazhi misterioz i ndryshon menjëherë gjendjen...

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Një moment emocionues ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku një dron ka fluturuar mbi oborr, duke sjellë një mesazh mbështetës për Selinën.

Sapo u shfaq banderola, vëmendja e të gjithë banorëve u përqendrua tek mesazhi, i cili ishte i qartë dhe motivues:
“Të gjithë jashtë me ty drejt fitores Selin – The Queen Selin, Go Family”

Edhe pse nuk dihet saktësisht kush e ka dërguar, përmbajtja lë të kuptohet se bëhet fjalë për mbështetje nga familjarët apo fansat e saj.

Instagram Reel
DWQ8z8zjDBn

Reagimi i Selinës ishte i menjëhershëm, pasi kjo surprizë i ndryshoi dukshëm gjendjen emocionale, duke i dhënë energji dhe motivim në një moment të rëndësishëm të lojës.

Kujtojmë se në javët e fundit ajo ishte shfaqur më e tërhequr dhe më e heshtur, sidomos pas largimit të Gimbos, çka e kishte ndikuar emocionalisht.

Ky gjest nga jashtë duket se i ka rikthyer besimin dhe pozitivitetin, duke e vendosur sërish në qendër të vëmendjes në këtë fazë vendimtare të spektaklit.