“S’mundet me ma nal kërkush”: Gjesti reagon pas lirimit dhe paralajmëron rikthim të fortë!

Gjesti via Instagram
Gjesti via Instagram

Pas daljes nga paraburgimi, këngëtari Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka reaguar publikisht me një mesazh të fortë dhe emocional, duke treguar se nuk ka ndërmend të ndalet.

Në deklaratën e tij, ai ka pranuar gabimet dhe ka kërkuar falje për situatën e krijuar, duke theksuar se periudha që kaloi ishte ndër më të vështirat në jetën e tij. Ai u shpreh se nuk është personi që u portretizua dhe se gjithçka erdhi si pasojë e një presioni të madh.

Gjesti via Instagram Story

Megjithatë, pavarësisht problemeve ligjore, Gjesti ka dhënë një mesazh të qartë për të ardhmen: ai nuk do të ndalojë muzikën. Madje ka paralajmëruar se do të vazhdojë të publikojë projekte të reja, edhe nëse duhet përmes rrjeteve sociale si TikTok dhe Instagram. 

Përveç kësaj, ai ka lënë të kuptohet se do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj palëve që, sipas tij, i kanë shkaktuar dëme në karrierë, duke shtuar se shumë të vërteta pritet të dalin në dritë së shpejti. 

Reagimi i tij ka tërhequr menjëherë vëmendje të madhe në rrjet, duke sinjalizuar një rikthim të fortë në muzikë, pavarësisht situatave të fundit.