Finalja e “Big Brother VIP Albania 5” po afron dhe detajet e fundit kanë shtuar akoma më shumë kureshtjen e publikut.
Gjatë një interviste, Elton Tozaj ka zbuluar disa surpriza të mëdha që priten për finalisten Selin. Sipas tij, ajo do të përjetojë momente shumë të rëndësishme, duke përfshirë praninë e familjarëve dhe madje edhe një mundësi të re profesionale në Top Channel.
Por ajo që ka bërë më shumë bujë është një deklaratë që ka ndezur menjëherë rrjetin. Tozaj ka lënë të kuptohet se mund të ketë një moment të ngjashëm me një nga ngjarjet më të komentuara të edicioneve të kaluara, një ceremoni simbolike si ajo mes Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.
Duke iu referuar raportit të Selinit me Gimbon, ai sugjeroi se mund të ketë një surprizë të madhe romantike gjatë finales, që mund të marrë formën e një “martese” simbolike brenda shtëpisë.
Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga produksioni, duke e lënë gjithçka në kuadrin e aludimeve dhe pritjes për spektaklin e madh.




