Raporti mes Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj po përflitet se ka marrë fund, edhe pse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë artistët.
Dyshimet janë shtuar pas një zhvillimi në aspektin profesional: Xhensila ka ndërprerë bashkëpunimin me Faton Shoshi, i cili njihet si menaxher dhe mik i afërt i Ledrit.
Në të njëjtën kohë, këngëtarja ka bërë të ditur rikthimin e saj tek menaxheri i mëparshëm, Elsamed Senaj, një lëvizje që shihet si ndryshim i rëndësishëm në karrierën e saj.

Edhe pse mungon një reagim publik nga dyshja, këto zhvillime kanë shtuar aludimet se marrëdhënia e tyre mund të ketë përfunduar ose të paktën ka hyrë në një fazë të re.




