Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një tjetër moment të ëmbël nga pritja e saj për fëmijën e dytë, dhe këtë herë surpriza erdhi nga Selin Bollati dhe partneri i saj, DJ Gimbo.
Artistja publikoi në Instagram një InstaStory ku shfaqej një buqetë me lule dhe një kartolinë emocionuese që çifti kishte përgatitur për të.

Dafina Zeqiri via Instagram Story
Në mesazhin dedikuar Dafina Zeqiri shkruhej:
“Coolest mamma in town!!! Shumë urime edhe shtatzëni të mbarë. Puthe Daskan nga ne dhe kujdesu për veten… much loveee Selin & Gimbo.”
Postimi mori menjëherë vëmendjen e fansave, sidomos pasi vetëm pak kohë më parë Dafina zbuloi publikisht se është në pritje të bebushit të saj të dytë.
Lajmin e ëmbël këngëtarja e dha gjatë koncertit Supernova në Tirana, ku surprizoi publikun duke treguar se djali i saj, Daskani, do të bëhet vëlla i madh.
Me humor, Dafina Zeqiri u shpreh gjatë koncertit:
“Sonte kam performuar vetë e dyta.”
Ndërsa për partnerin e saj, Kreshnik Gjergji, ajo tha me shaka se tashmë “po bëjnë një skuadër futbolli”.
Fansat kanë mbushur rrjetin me urime për çiftin, ndërsa momenti i surprizës nga Selin Bollati dhe DJ Gimbo po komentohet gjerësisht online.




