Bujaka drejt përjashtimit nga “Ferma VIP”? Një reagim i vetëm mund t’i kushtojë garën...

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Një moment i papritur në Ferma VIP ka ndezur rrjetin dhe po ngre dyshime për një tjetër përjashtim të mundshëm nga gara.

Në qendër të diskutimeve është Bujaka, i cili dyshohet se ka thyer një nga rregullat më të forta të vendosura së fundmi nga produksioni.

Gjatë Prime-it të fundit, Arbana Osmani bëri të qartë vendimin e Agait që Ilir Shaqiri do të qëndronte i izoluar në çadër dhe se asnjë fermer nuk duhet të komunikonte me të.

Paralajmërimi ishte i prerë:

çdo komunikim me Ilirin mund të sillte përjashtim të menjëhershëm nga loja.

Por në pamjet që po qarkullojnë në rrjet, gjatë një bisede në oborr, Ilir Shaqiri i drejtohet Bujaka, ndërsa ky i fundit i përgjigjet për një moment.

Edhe pse Bujaka e kupton menjëherë situatën dhe largohet duke i kthyer kurrizin Ilirit për të shmangur vazhdimin e bisedës, reagimi i parë duket se ka mjaftuar për të ngritur aludime mbi një ndëshkim të mundshëm.

Në rrjetet sociale, fansat po debatojnë nëse produksioni i Ferma VIP do ta zbatojë rregullin e përjashtimit apo nëse situata do të tolerohet, sidomos pas zërave se Bujaka mund të gëzojë imunitet këtë javë.