Selin Bollati prek me urimin e bukur për nënën në ditëlindjen e saj...

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Selin Bollati ka emocionuar ndjekësit me një urim të veçantë për nënën e saj, me rastin e ditëlindjes së saj. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka ndarë fjalë plot dashuri dhe mirënjohje, duke e cilësuar të ëmën si “mbretëreshën” e saj.

“Edhe 1000 jetë të tjera do të të zgjidhja të ishe mami im. Të dua mbretëresha ime!”, ka shkruar Selin, duke vijuar me një tjetër dedikim emocional: “Mamma Bear, Mamma Queen, Mamma ime sa të dua e di Zoti, por asnjëherë mos harro, NE TË DYJA GJITHË JETËN!

Selin Bollati via Instagram Story

Postimi është shoqëruar me një foto të ëmbël nga fëmijëria, ku Selin shihet teksa i vendos nënës së saj një kurorë në kokë, duke e simbolizuar atë si mbretëreshën e saj që në vogëli.

Ky dedikim ka marrë shumë reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët kanë vlerësuar lidhjen e fortë dhe emocionale nënë–bijë mes tyre.