Grabitet shtëpia e Angela Martinit në Los Angeles, modelja publikon pamjet nga kamerat e sigurisë...

Angela Martini via Instagram
Angela Martini via Instagram

Modelja shqiptare Angela Martini ka zbuluar se ka qenë viktimë e një grabitjeje në banesën e saj në Los Angeles, duke ndarë me ndjekësit detaje dhe pamje nga kamerat e sigurisë.

Përmes disa postimeve në Instagram, Martini tregoi se autorët hynë në shtëpinë e saj dhe i vodhën disa çanta. Ajo publikoi edhe video nga kamerat e sigurisë, ku shihen persona të maskuar duke lëvizur brenda dhe jashtë pronës.

“Unë, 24 orë pasi shtëpia ime në Los Angeles u grabit dhe çantat m’u vodhën,” shkroi modelja në një nga postimet e saj.

Angela Martini via Instagram Story

Në një tjetër reagim, Angela ndau një mesazh ku shprehu shqetësimin për situatën e sigurisë në zonën ku jeton.

“Kriminaliteti përhapet kur komunitetet ndalojnë së kushtuari vëmendje,” shkroi ajo.

Modelja publikoi gjithashtu një imazh të një personi të maskuar, i cili dyshohet se është një nga autorët e grabitjes, duke e shoqëruar me fjalët:

“Pas çdo maske fshihet djali i dikujt. Gjashtë ditë më vonë, e njëjta lagje. Një tjetër grabitje.”

Angela Martini via Instagram Story

Deri në këtë moment, Angela Martini nuk ka bërë të ditur vlerën e sendeve të vjedhura dhe as nuk ka konfirmuar nëse autorët janë identifikuar apo arrestuar nga policia. Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit i kanë shprehur mbështetje modeles pas incidentit.