“S*** dhe orgji me punonjëset e bashkisë?”/ Elton Tozaj paralajmëron publikime për një kryebashkiak...

Elton Tozaj via Instagram
Elton Tozaj via Instagram

Gazetari Elton Tozaj ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, pasi ka bërë pretendime lidhur me kryetarin e Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi.

Sipas deklaratës së Tozajt, ai pretendon se disponon materiale private me përmbajtje intime, të cilat, sipas tij, lidhen me kryebashkiakun dhe punonjëse të institucionit që ai drejton.

“Këtë javë do të postojmë, i kemi të gjitha”, është shprehur gazetari, duke paralajmëruar publikime të mundshme në ditët në vijim.

https://www.facebook.com/share/v/1BJBKydu4b/?mibextid=wwXIfr

Deklarata ka ngritur pikëpyetje në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t'u parë nëse Tozaj do t'i bëjë publike materialet për të cilat pretendon se disponon.

Deri më tani, nuk ka një reagim publik të konfirmuar nga Flamur Golemi lidhur me deklaratat e gazetarit. Pretendimet mbeten të pakonfirmuara dhe nuk përbëjnë prova për sjelljen apo veprimet e kryebashkiakut.