Një bisedë mes Brikenës dhe Gretës ka rikthyer në qendër të vëmendjes raportet mes ish-banorëve të Big Brother VIP Albania 5, duke nxitur sërish diskutime në rrjetet sociale.
Gjatë një interviste, Brikena e pyeti Gretën nëse ajo dhe ish-banorë të tjerë, si Shëndriti, Selin dhe Gimbo, vazhdojnë të flasin për të edhe pas përfundimit të spektaklit.
“Kam parë disa video që kur kemi qenë në Big Brother VIP, ti, Shëndriti, Selin dhe Gimbo flisnit për mua. Po tani çfarë flisni për mua?”, ishte pyetja e Brikenës.
Në përgjigjen e saj, Greta u shpreh se pas daljes nga shtëpia secili është fokusuar te angazhimet personale dhe se nuk ka arsye për të mbajtur më konflikte.
“Secili ka pasur angazhimet e veta. Gjithmonë mbetet shija e mirë. Edhe respekti për njëri-tjetrin. Siç kam për ty, edhe për të gjithë banorët e tjerë, sepse loja ka përfunduar.”
Megjithatë, pak pas publikimit të intervistës, Selin ndau një InstaStory që u interpretua nga shumë ndjekës si një thumbim indirekt. Ajo publikoi një mesazh mbi tiparet narcisiste, të shoqëruar me mbishkrimin:
“Kam faj unë që kam TV dhe rrjete sociale, që ato që më humbin në TV mi nxjerr Zoti në IG. Gjithsesi, sharing is caring…”

Selin Bollati via Instagram Story
Edhe pse Selin nuk përmendi asnjë emër, postimi i saj ka nxitur aludime se mund të lidhet me deklaratat e fundit të Brikenës dhe Gretës.
Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim se mesazhi i Selinit ishte drejtuar ndaj tyre dhe asnjëra prej protagonisteve nuk ka reaguar më tej, duke lënë gjithçka në nivel interpretimesh nga ndjekësit.




