Pas një jave plot tensione, debate dhe zhvillime të papritura, produksioni i “Ferma VIP” ka publikuar njoftimin zyrtar për spektaklin e radhës, duke paralajmëruar një mbrëmje me shumë surpriza dhe vendime të rëndësishme për banorët.
Në promon e shpërndarë në rrjetet sociale, theksohet se eliminimi i Adion Puka dhe incidentet e fundit kanë tronditur ndjeshëm atmosferën brenda fermës.
Në qendër të gjithë vëmendjes mbetet Fabjola Elezaj, e cila pas debatit dhe gjuhës fyese të përdorur ditët e fundit, do të përballet me pasojat e vendimit të “Agait”.
Sipas njoftimit, masa disiplinore e marrë ndaj saj mund të ndikojë drejtpërdrejt në vazhdimin e rrugëtimit në garë, ndërsa fati i Olës tashmë ndodhet në dorën e publikut përmes televotimit.
Produksioni paralajmëron se vendimi i audiencës pritet të sjellë ndryshime të forta në balancat dhe marrëdhëniet mes fermerëve, duke shtuar edhe më shumë tensionin në shtëpi.
Spektakli i radhës do të transmetohet nesër në orën 21:00 në ekranin e Vizion Plus, si edhe live në platformën YouTube.




