Kim Kardashian “rikthen” në Met Gala 2026 trendin që Bleona Qereti e solli që në vitin 2015...

Kim Kardashian “rikthen” në Met Gala 2026 trendin që Bleona Qereti e solli që në vitin 2015...

Paraqitja e Kim KardashianMet Gala 2026 mori menjëherë vëmendjen e rrjetit, falë look-ut të saj të guximshëm dhe futurist të frymëzuar nga estetika e viteve ’60. E veshur sipas temës “moda si art”, Kim kombinoi elemente bronzi dhe lëkure në një stil që shumëkujt iu duk surprizueshëm familjar.

Për publikun shqiptar, krahasimet erdhën menjëherë me paraqitjen ikonike të Bleona QeretiGrammy Awards 2015, ku artistja u shfaq me një body metalik të zi, të karakterizuar nga struktura të forta dhe një estetikë industriale e kombinuar me sensualitet.

Ngjashmëritë mes dy paraqitjeve janë komentuar gjerësisht online: materiali metalik, prerjet që theksojnë linjat trupore dhe ideja e një “armature” moderne të kthyer në statement mode.

Ndërsa Kim Kardashian solli këtë interpretim në vitin 2026, shumë ndjekës kanë kujtuar se Bleona e kishte eksperimentuar të njëjtën frymë që në vitin 2015, duke e cilësuar atë si “përpara kohës së saj”.

Instagram Reel
DYAfSwzJgkA

Komentet në rrjet nuk kanë munguar, me shumë fansa që e kanë quajtur paraqitjen e Kim një “déjà vu” të stilit që Bleona Qereti prezantoi vite më parë në tapetin e kuq.