Princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e tyre.
Çifti u shfaq së fundmi në një aktivitet të organizuar nga Bashkia Mat, në kuadër të 104-vjetorit të themelimit të Burrel si qendër administrative. Gjatë këtij eventi, Blerta u vu re me një bark të rrumbullakosur, duke konfirmuar kështu lajmin e pritjes së ëmbël.

Screenshot
Pak kohë më parë, dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni private, duke nisur një kapitull të ri familjar. Lajmi për martesën u bë publik nga Oborri Mbretëror Shqiptar, i cili publikoi edhe një fotografi zyrtare të çiftit.
Fotoja ishte realizuar në Kështjella Apponyi, një vend me simbolikë të veçantë që lidhet me trashëgiminë e Mbretëresha Geraldinë.
Pas martesës, Blerta pritet të mbajë mbiemrin Zogu dhe titullin “Princeshë e Shqiptarëve”, duke u bërë pjesë e familjes mbretërore.
Kujtojmë se Princ Leka është tashmë baba i një vajze, Geraldina, nga martesa e tij e mëparshme me Elia Zaharia.




