Lori Hoxha ka nisur një kapitull të ri në jetën e saj, duke u bërë nënë për herë të parë së bashku me partnerin, Vis Bajraktari.
Sipas burimeve për Anabel, çifti kanë mirëpritur në jetë një djalë, duke e mbajtur këtë moment të veçantë larg syrit të publikut.
Besnike stilit të saj diskret, Lori ka zgjedhur edhe këtë herë të ruajë privatësinë për jetën personale, pa bërë njoftime publike.
Megjithatë, prej kohësh kishin qarkulluar dyshime për shtatzëninë e saj. Në mars, një foto e publikuar me motrën, Sara Hoxha, ngjalli diskutime në rrjet. Edhe pse e veshur me rroba të gjera, ndjekësit vunë re një detaj që sugjeronte një bark të rrumbullakosur.

Ndërkohë, një tjetër moment që tërhoqi vëmendje ishte dalja e saj publike në dhjetor 2025, kur u shfaq për herë të parë me partnerin në përvjetorin e 10-të të fondacionit Fundjavë Ndryshe.
Tashmë, me ardhjen në jetë të djalit të tyre, çifti duket se po shijon në qetësi këtë periudhë të re dhe të rëndësishme në jetën familjare.




