Reperi Stresi ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke pretenduar se forca të shumta policore kanë shkuar në lagjen ku ai banon, një ditë pas pjesëmarrjes së tij aktive në protestat kundër qeverisë shqiptare.
Përmes një postimi në Instagram, artisti ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë, ku shihen disa efektivë policie të veshur me uniforma dhe të pajisur me mjete mbrojtëse.
“Mirëdita me këtë pamje kaq të bukur. Latë nam, po s’jam në shtëpi, s’jam budalla si ju. Mos terrorizoni lagjen kot”, shkruan reperi, duke iu drejtuar efektivëve të policisë.

Stresi via Instagram Story
Stresi ka qenë ndër personazhet publikë që kanë reaguar më së shumti gjatë ditëve të fundit, duke bërë vazhdimisht thirrje për mobilizim dhe pjesëmarrje në protesta.
Ndërkohë, protestat kundër qeverisë Rama kanë hyrë në javën e dytë, mes tensioneve, përplasjeve mes protestuesve dhe policisë, si dhe arrestimeve.
Megjithatë, deri më tani mbetet e paqartë nëse prania e efektivëve në lagjen ku banon Stresi lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin e tij gjatë protestave. Pretendimi i reperit nuk është shoqëruar me një konfirmim zyrtar nga policia.




