Elijona Binakaj ka reaguar pas komenteve dhe mesazheve të shumta që thotë se ka marrë së fundmi, veçanërisht për raportin e saj me Klodian Mihajn.
Përmes një postimi në Instagram, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka sqaruar se këto ditë ka zgjedhur të kalojë më shumë kohë me familjen e saj, duke theksuar se nuk e ndien të nevojshme të japë shpjegime për këtë zgjedhje.

Elijona Binakaj via Instagram Story
“Po më vijnë çdo ditë mesazhe dhe komente për faktin që po kaloj kohë me familjen time dhe jo me personin që ju doni të më shihni. Dua ta bëj shumë të qartë: familja ime është prioriteti im”, shkroi Elijona.
Ajo tregoi se pjesa më e madhe e familjes së saj jeton në Kosovë dhe se, duke qenë se nuk ka mundësi t’i ketë gjithmonë pranë, dëshiron të shfrytëzojë çdo mundësi për të kaluar kohë me ta.
Elijona rikujtoi gjithashtu se lidhjen e fortë me familjen dhe rëndësinë e saj në jetën e vet e kishte shprehur edhe gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”.
Por, në reagimin e saj, ajo iu përgjigj edhe aludimeve se mund të jetë duke krijuar “drama” në rrjetet sociale vetëm për të tërhequr vëmendje.
“Kurrë nuk do ta detyroja veten të krijoja drama vetëm për disa klikime apo vëmendje”, theksoi ajo, duke mohuar se sjellja e saj e fundit lidhet me dëshirën për të qenë në qendër të vëmendjes.
Ndërkohë, Elijona sqaroi edhe një tjetër çështje që ka nxitur diskutime online: problemet me llogarinë në Instagram të Klodian Mihajt.
Sipas saj, Klodi është hakuar, ndërsa ajo mohon të ketë çfarëdo lidhjeje me situatën.
“Klodi është hackuar. Unë nuk kam asnjë lidhje me këtë dhe është absurde që çdo ditë të më vini fajin për diçka që nuk ka të bëjë me mua”, shkroi ajo.
Në fund, Elijona u bëri thirrje ndjekësve që të mos nxjerrin përfundime vetëm nga ajo që shohin në rrjetet sociale. Ajo theksoi se nuk dëshiron të ndihet e detyruar të japë llogari për mënyrën se si zgjedh të kalojë kohën e saj, duke lënë të hapur edhe më tej diskutimin rreth raportit të saj me Klodin.




