Pas Luizit, rikthehet edhe Olta Gixhari në Top Channel!

Olta Gixhari via Instagram
Olta Gixhari via Instagram

Duket se “Big Brother VIP 2” po rikthehet në një tjetër formë në ekranin e Top Channel. Pas rikthimit të Luiz Ejllit, tashmë një tjetër ish-banore e atij edicioni i është bashkuar televizionit, dhe bëhet fjalë për Olta Gixharin.

Instagram Post
DcwEaPPolrG

Aktorja do të jetë një nga prezantueset e reja të “Fiks Fare”, ku do të ndajë drejtimin e emisionit me Dorian Ramaliun.

Ky përbën një rikthim të rëndësishëm për Oltën në ekranin e Top Channel, disa vite pas eksperiencës së saj në “Big Brother VIP 2”. Gjatë atij edicioni, rivaliteti i saj me Luiz Ejllin ishte ndër historitë më të komentuara dhe një prej dinamikave kryesore të spektaklit.

Tashmë, dy ish-rivalët e njohur të BBV2 do të jenë sërish pjesë e të njëjtit televizion, por këtë herë në role krejtësisht të ndryshme dhe me projekte të reja.

Top Channel ka konfirmuar dyshen e re që do të drejtojë “Fiks Fare”, ndërsa emisioni investigativ do të vijojë me misionin e tij për denoncimin e problematikave me interes publik.

Një sezon i ri, një dyshe e re dhe një mision që mbetet i pandryshuar”, thuhet në njoftimin e televizionit.