Kthesë e papritur në çështjen e Eduart Kuçit! Policia e shpall në kërkim dhe ngre akuzë ndaj tij...

Kthesë e papritur në çështjen e Eduart Kuçit! Policia e shpall në kërkim dhe ngre akuzë ndaj tij...

Një zhvillim i papritur është shënuar në çështjen që lidhet me Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin. Këtë herë, në qendër të vëmendjes është vendosur Eduard Kuçi, i cili u shfaq në pamjet e sulmit që çuan në nisjen e hetimeve.

Sipas gazetares Anila Hoxha, Kuçi është vënë në kërkim policor dhe ndaj tij është ngritur akuza për “moskallëzim të krimit”. Sipas gazetares, ai nuk kishte bërë kallëzim në polici për sulmin.

Eduard Kuçi nuk e ka kallëzuar krimin, në polici ka thënë se ka qenë një konflikt i thjeshtë për shkak të bllokimit të rrugës me makinë. Më pas policia ka konfirmuar dhe ka bërë verifikimet e nevojshme, ka ngritur akuzën e moskallëzimit të krimit për Kuçin dhe e ka vënë në kërkim policor”, deklaroi Hoxha në emisionin “Breaking” në Top News.

Gazetarja sqaroi gjithashtu se bëhet fjalë për kërkim policor dhe jo për një masë kërkimi të vendosur nga gjykata apo prokuroria. Sipas saj, Kuçi kërkohet për të dhënë sqarime të mëtejshme lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin. Kjo mbetet një kërkesë e organit të akuzës, ndërsa vendimi përfundimtar për masën i takon gjykatës.

Në vijim të hetimeve po verifikohen edhe dëmtimet e mundshme trupore të Eduard Kuçit, për të cilat është kërkuar akt-ekspertim. Gjithashtu, autoritetet po hetojnë edhe rrethanat që lidhen me përdorimin e simboleve të Policisë së Shtetit gjatë ngjarjes.

Sipas Anila Hoxhës, hetimi nuk ka nisur nga një denoncim i Eduard Kuçit, por me iniciativën e policisë pas verifikimit të materialeve që qarkulluan në rrjet.

Çështja vijon të jetë nën hetim, ndërsa akuzat e ngritura ndaj personave të përfshirë nuk përbëjnë në vetvete përcaktim përfundimtar të fajësisë.