Një incident i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme gjatë protestës së studentëve, ku është përfshirë edhe deputeti demokrat Klevis Balliu.
Sipas raportimeve, deputeti është përballur me protestuesit dhe më pas ka përfunduar në lumin Lana. Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur ai kalon përmes ujit dhe më pas largohet me vrap drejt anës tjetër të lumit, në përpjekje për t’u larguar nga turma.
Videoja e momentit po tërheq vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa incidenti vjen në një kohë kur studentët po zhvillojnë protestën e tyre.
Kujtojmë se, sipas raportimeve, protestuesit nuk kanë pranuar që politikanët t’u bashkohen në tubimin e tyre.




