Fabjola Elezaj ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale pas një gjesti të ëmbël ndaj nënës së partnerit të saj, Adioni.
Ish-banorja e Ferma VIP publikoi në rrjetet sociale një foto ku shfaqej duke përqafuar vjehrrën, ndërsa postimin e shoqëroi me një dedikim plot dashuri:
“Urime ditëlindjen! Festofsh 100 të tjera pranë nesh.”

Fabjola Elezaj via Instagram Story
Ky veprim i Fabjola Elezaj është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, të cilët e kanë parë si një tregues të raportit të afërt që ajo ka krijuar me familjen e Adionit.
Historia mes Fabjola Elezaj dhe Adioni nisi pas përfundimit të eksperiencës së tyre në Ferma VIP. Edhe pse në fillim pati shumë dyshime dhe aludime nga publiku për vërtetësinë e lidhjes së tyre, çifti vendosi ta bëjë publike romancën dhe duket se marrëdhënia po bëhet çdo ditë e më serioze.
Postimi i fundit ka shtuar edhe më shumë bindjen e fansave se lidhja mes tyre tashmë është e konsoliduar dhe larg zërave që dikur e cilësonin si një histori të krijuar vetëm për vëmendje mediatike.




