Luiz Ejlli pritet të bëjë rikthimin e shumëpritur në ekranin e Top Channel, por kësaj here në një rol krejtësisht të ri për publikun.
Sipas burimeve pranë televizionit, fituesi i Big Brother VIP Albania do të vijë si moderator i një projekti të ri televiziv, duke shënuar kështu një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e tij mediatike.
Mësohet se në ambientet e Top Channel kanë nisur edhe përgatitjet për një studio të re dhe madhështore, e cila do të jetë e dedikuar posaçërisht për emisionin që pritet të drejtohet nga Luiz Ejlli.
Edhe pse ende nuk janë bërë publike detaje mbi formatin apo datën e nisjes së programit, lajmi ka ndezur menjëherë rrjetin dhe ka rritur pritshmëritë e fansave, të cilët mezi presin ta shohin Luizin në një tjetër sfidë televizive.
Pas suksesit dhe popullaritetit të jashtëzakonshëm që fitoi nga Big Brother VIP Albania, rikthimi i tij në ekran po konsiderohet si një nga lëvizjet më të bujshme të sezonit televiziv.




