Një video që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale ka ndezur debatet rreth marrëdhënies së produksionit me banorët e Ferma VIP.
Ka qenë Fabiola Elezaj ajo që ka publikuar një sekuencë ku shfaqen Mimoza Ahmetit dhe Zhakut gjatë një bisede brenda fermës.
Në videon e shpërndarë, Mimoza Ahmeti dëgjohet duke treguar se para hyrjes në program nuk ka pasur një llogari personale në Instagram dhe se, sipas saj, ka qenë Agai që është kujdesur për hapjen ose menaxhimin e saj.
Por vetëm pak sekonda pas kësaj deklarate, produksioni ka ndërhyrë menjëherë përmes autoparlantëve me paralajmërimin:
“Moza, kujdes mikrofonin.”

Pas kësaj ndërhyrjeje, biseda mes Mimoza Ahmeti dhe Zhaku janë ndërprerë menjëherë.
Videoja ka sjellë reagime të shumta online, ndërsa vëmendje mori edhe komenti ironik i Fabiola Elezaj, e cila shkroi:
“Mos e vet se kallxon.”
Me këtë thumbim, ish-banorja la të kuptohet se deklarata të tilla mund të zbulojnë detaje që produksioni preferon të mos dalin publikisht.
Pamjet kanë shtuar edhe më shumë aludimet dhe diskutimet e fansave për prapaskenat që ndodhin në Ferma VIP.




