Një bisedë intime mes Indrit dhe Mimoza Ahmetit në Ferma VIP ka zbuluar një anë krejt tjetër të konkurrentit.
Gjatë diskutimit, Indri foli për historinë e tij të parë të dashurisë, duke rrëfyer detaje shumë personale nga periudha kur ishte vetëm 18 vjeç.
Ai tregoi se vajza në fjalë ishte shoqja e tij e klasës, të cilën e përshkroi si:
“Princesha e shkollës.”
Sipas tij, ajo ishte balerinë dhe vinte nga një familje shumë e njohur, ndërsa pëlqehej nga të gjithë në shkollë.
Indri kujtoi edhe momentin e parë mes tyre, duke treguar se ishte ajo që e kishte puthur e para gjatë kohës kur studionin bashkë, një situatë që, sipas tij, e kishte shtangur plotësisht.
Lidhja mes tyre zgjati rreth një vit e gjysmë, por historia mori fund për shkak të një gabimi që ai pranoi publikisht.
Me sinqeritet para Mimoza Ahmetit, Indri rrëfeu se në atë periudhë e tradhtoi partneren me një vajzë tjetër nga “shkolla përballë”.
Ai u shpreh me pendesë për atë veprim, duke lënë të kuptohet se ajo zgjedhje mund t’i ketë ndryshuar gjithë jetën sentimentale.
“Po të mos e kisha bërë atë tradhti, ndoshta do isha ende me të edhe sot.”
Rrëfimi i Indrit ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit, ndërsa ndjekësit po komentojnë sinqeritetin dhe pendesën e tij për historinë që duket se ende e kujton me emocion.




