Nga hunda e thyer te thoi i hequr! Rita dhe Roza Lati përballen me një seri incidentesh në jug...

Roza Lati via Instagram
Roza Lati via Instagram

Rita dhe Roza Lati i qëndruan edhe këtë vit traditës së tyre, duke kaluar disa ditë pushimi në Borsh, një nga destinacionet ku familja rikthehet pothuajse çdo verë.

Por këtë herë pushimet nuk shkuan aspak sipas planit. Krahas valixheve, duket se ato morën me vete edhe një “mysafir” të padëshiruar: syrin e keq. Të paktën kështu duket nga seria e incidenteve që i ndodhi njëra pas tjetrës familjes Lati.

Fillimisht gjithçka dukej perfekte. Rita dhe Roza u takuan me fansa, bënë foto dhe po shijonin pushimet. Por pak më vonë, Rita u rrëzua pasi u ngatërrua te litari i qenit pranë shezllongut. Pas rënies, ajo theu hundën dhe fytyra iu nxinë.

Roza Lati via Instagram Story

Por telashet nuk përfunduan aty. Kësaj radhe radha ishte e Rozës, së cilës iu prish makina.

Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, Roza kishte prej muajit mars një thua të dëmtuar. Gjatë një incidenti me paddleboard, ajo përfundoi duke e hequr të gjithë thoin. Madje, edhe paddleboardi u prish dhe iu desh ta zëvendësonte me një tjetër.

Roza Lati via Instagram Story

Megjithatë, Roza dhe Rita nuk hoqën dorë nga pushimet. Por në Bunec duket se i priste episodi i radhës: Roza humbi dy unaza floriri, të cilat i kishte mbajtur prej rreth pesë vitesh.

Në vend që të dorëzohej, Roza gjeti një zgjidhje krejt të veçantë. Sipas burimeve pranë saj, ajo bleu një detektor metalesh, me shpresën për të lokalizuar unazat e humbura.

Roza Lati via Instagram Story

Dhe më në fund erdhi lajmi i mirë: Roza arriti t’i gjente unazat! 💍

Roza Lati via Instagram Story

Pas gjithë këtyre aventurave, duket se familjes Lati nuk i mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojë pushimet… edhe pse ndoshta, për siguri, krahas detektorit të floririt nuk do të ishte keq të kishin me vete edhe një hudhër për syrin e keq! 🧿😅