Neda Balluku ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një postim të fundit në rrjetet sociale, përmes të cilit ka shprehur mirënjohjen për stafin mjekësor të Spitalit Francez në QSUT.
Ish-opinionistja e “Big Brother VIP Albania” ka falënderuar publikisht mjekët, anestezistin dhe infermierët për kujdesin dhe profesionalizmin e treguar, por pa dhënë detaje mbi arsyen që e ka lidhur me këtë institucion shëndetësor.
Në mesazhin e saj, Neda ka përmendur konkretisht disa prej mjekëve dhe pjesëtarëve të stafit që e kanë ndihmuar, duke shprehur mirënjohjen për përkushtimin e tyre.
“Shumë mirënjohëse dhe faleminderit nga zemra Spitalit Francez në QSUT dhe veçanërisht doktor Tedi Minarollit, doktoreshë Migenës, mjekut anestezist doktor Arbrit dhe stafit të infermierëve, Nushi, Marjeta dhe vajzat e djemtë për praninë dhe profesionalitetin”, ka shkruar ajo.

Neda Balluku via Instagram Story
Postimi ka ngritur pikëpyetje mes ndjekësve për arsyen e vizitës së saj në spital, megjithatë, deri më tani, Neda nuk ka dhënë një sqarim të mëtejshëm lidhur me situatën.
Mbetet e paqartë nëse ajo ka qenë vetë paciente apo nëse falënderimi lidhet me kujdesin mjekësor të ofruar për një person të afërt. Deri në një reagim të saj, nuk ka informacion të konfirmuar për atë që ka ndodhur.




