Në mes të protestave, Vuçiç paralajmëron Ramën si të shtypë revoltën studentore...

Në mes të protestave, Vuçiç paralajmëron Ramën si të shtypë revoltën studentore...

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka komentuar protestat që prej ditësh po zhvillohen në Shqipëri, duke vlerësuar kryeministrin Edi Rama, por edhe duke paralajmëruar për vështirësitë politike me të cilat ai mund të përballet nëse detyrohet të shpallë zgjedhje.

Deklaratat u bënë gjatë emisionit “Prva tema”, të transmetuar mbrëmjen e 21 tetorit në televizionin serb Prva.

Gjatë intervistës, Vuçiç pretendoi se Rama kishte gabuar në përllogaritjet e tij për menaxhimin e protestave, pasi kishte besuar për një kohë të gjatë se mund ta qetësonte situatën.

“Rama bëri një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund t’i zbuste disi. Dhe gaboi. Humbi kohë. Nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do ta ketë shumë të vështirë t’i fitojë”, deklaroi presidenti serb.

Pavarësisht kritikave për mënyrën se si kryeministri shqiptar ka menaxhuar situatën politike, Vuçiç shprehu vlerësime për Ramën, duke e cilësuar atë si një nga asetet më të rëndësishme të Shqipërisë.

“E gjithë kjo më duket irracionale, sepse ai është një nga pasuritë më të mëdha të Shqipërisë, sido që ta shikosh”, u shpreh Vuçiç.

Instagram Reel
DezCc24DLwo

Deklaratat e presidentit serb vijnë në një moment kur protestat studentore dhe tensionet politike në Shqipëri kanë marrë vëmendje të shtuar, ndërsa komentet e tij kanë rikthyer në fokus mënyrën se si qeveria shqiptare po përballet me situatën.

Megjithatë, në deklaratat e cituara, Vuçiç nuk paraqiti një plan konkret për shtypjen e protestave, por komentoi menaxhimin e tyre dhe pasojat e mundshme politike për Ramën.