Ndryshon masa e sigurisë për Jozin pas përplasjes me Edi Kuçin – ja vendimi i gjykatës...

Ndryshon masa e sigurisë për Jozin pas përplasjes me Edi Kuçin – ja vendimi i gjykatës...

Gjykata ka marrë një vendim të ri për këngëtarin Jozefin Marku, i njohur publikisht si Jozi, pas përplasjes së tij me Eduart Kuçin.

Sipas burimeve ekskluzive të Vip Magazine, masa e sigurisë ndaj ish-banorit të “Big Brother VIP Albania” është zbutur. Jozi është liruar nga “arresti në shtëpi” dhe ndaj tij është caktuar masa më e lehtë, “detyrim paraqitje”.

Në bazë të vendimit të ri, këngëtari duhet të paraqitet periodikisht pranë autoriteteve, ndërsa procedurat dhe hetimet për ngjarjen do të vijojnë.

Jozi u ndalua në fillim të shtatorit, pas publikimit të pamjeve që tregonin konfliktin me Eduart Kuçin. Në fazën e parë, Gjykata e Tiranës kishte vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Vendimi i fundit ndryshon masën e sigurisë, ndërsa çështja mbetet ende nën hetim.