Aktorja e njohur Monika Lubonja është rikthyer në aktivitetin e saj në rrjetet sociale, pas ditëve të vështira që kaloi në qendër të vëmendjes për shkak të videove intime që qarkulluan në internet.
Përmes disa postimeve në Instagram, aktorja ka ndarë fotografi dhe mesazhe të publikuara nga miqtë dhe ndjekësit e saj, duke dhënë sinjale se po i rikthehet gradualisht komunikimit me publikun.
Në një prej publikimeve, Monika ka rishpërndarë një fotografi të saj, të shoqëruar me këngën “Si Sheqer” të Elvana Gjatës. Ndërsa në një tjetër postim, ajo ka ndarë mesazhin e një ndjekëseje, ku shfaqet fotografia e aktores dhe një pjesë e reagimit të saj të mëparshëm lidhur me cenimin e privatësisë.

Monika Lubonja via Instagram Story
Ky rikthim vjen pas një periudhe të vështirë për Lubonjën. Së fundmi, miqtë e saj, Meridian Ramçaj dhe Ema Andrea, kanë treguar publikisht se kanë komunikuar me aktoren dhe se ajo ishte ndier e rënduar emocionalisht nga situata dhe reagimet në rrjetet sociale.
Megjithatë, përmes këtyre publikimeve, Monika nuk ka dhënë ndonjë deklaratë të re lidhur me çështjen, duke zgjedhur të ndajë përmbajtje nga personat që e mbështesin në këtë periudhë.
Rikthimi i saj në Instagram shënon rifillimin e aktivitetit publik në platformë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse aktorja do të reagojë sërish për ngjarjen që ka tërhequr vëmendjen e publikut.




