Adion Puka ka zgjedhur një dedikim të veçantë romantik për partneren e tij, Fabjola Elezajn, e njohur si Ola, me rastin e ditëlindjes së saj.
Përmes një fotografie bardhezi të publikuar në Instagram Story, ku dyshja shfaqet duke parë njëri-tjetrin, Adioni i ka kushtuar Olës disa fjalë të ndjera.
“Gëzuar ditëlindjen gjësë më të bukur që më ka ndodhur në jetë. Të dua deri në frymën time të fundit, princesha ime”, ka shkruar ai në anglisht, duke e shoqëruar urimin me një zemër të kuqe.

Adion Puka via Instagram Story
Historia e dashurisë së Adionit dhe Olës nisi gjatë eksperiencës së tyre në “Ferma VIP” dhe vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit.
Më herët, vetë Adioni ka deklaruar se marrëdhënia e tyre ishte reale, ndërsa ka treguar se pas daljes nga formati kishte komunikuar edhe me familjen e Olës.
Gjatë muajve të fundit, çifti është shfaqur shpesh së bashku në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit momente nga jeta e tyre në çift, përfshirë edhe pushimet në Santorini.
Edhe gjatë qëndrimit në ishullin grek, Adioni i kishte kushtuar Olës një tjetër dedikim publik, duke treguar edhe një herë anën romantike të marrëdhënies së tyre.




