“Mbase gënjeva”/ Neda Balluku kërkon falje publike pas divorcit: “Ishte familja që doja të jetoja”

Neda Balluku via Instagram
Neda Balluku via Instagram

Neda Balluku ka folur hapur për mënyrën se si ka paraqitur ndër vite jetën e saj familjare në rrjetet sociale, duke pranuar se imazhi që përcillte te publiku nuk ka qenë gjithmonë në përputhje me realitetin.

Në një postim të gjatë dhe të sinqertë, Neda u ka kërkuar ndjesë ndjekësve për perceptimin që kishte krijuar rreth martesës së saj me Ogrenin.

“Mbase gënjeva”, shkruan ajo, duke sqaruar se nuk bëhej fjalë për një përpjekje të vetëdijshme për të mashtruar publikun. Sipas saj, një pjesë e asaj që shfaqte online lidhej edhe me dëshirën për ta pasur familjen që paraqiste si realitetin që do të donte të jetonte.

Instagram Post
DcKCdeVjIgy

Neda pranon se përmes postimeve të saj kishte krijuar ndër vite imazhin e një martese ideale, ndërsa në realitet gjërat nuk ishin gjithmonë ashtu siç dukeshin në rrjetet sociale.

Tashmë, pas ndryshimeve të rëndësishme në jetën e saj personale, ajo ka zgjedhur ta pranojë publikisht këtë pjesë të historisë dhe të kërkojë falje për mungesën e sinqeritetit ndaj ndjekësve.

Neda dhe Ogreni u njohën në vitin 2010, gjatë pjesëmarrjes në edicionin e katërt të “Big Brother Albania”. Marrëdhënia e tyre vazhdoi edhe pas përfundimit të reality show-t, ndërsa në vitin 2015 çifti kurorëzoi martesën.

Nga lidhja e tyre kanë ardhur në jetë tre fëmijë: Serzh, Zai dhe Suzie Ann.

Pas disa muajsh aludime për probleme në marrëdhënie, në nëntor 2025 Neda konfirmoi në emisionin “Goca dhe Gra” se ajo dhe Ogreni kishin nisur procesin e divorcit.

Në atë dalje televizive, ajo tregoi se kishte qenë vetë ajo që kishte kërkuar ndarjen, pasi marrëdhënia, sipas saj, prej kohësh nuk ishte më e shëndetshme. Gjithashtu, bëri të ditur se të dy jetonin të ndarë dhe se fëmijët mbeteshin prioriteti kryesor.

Në reagimin e fundit, Neda ka treguar se prej muajsh është përballur me komente, aludime dhe versione të ndryshme rreth jetës së saj pas ndarjes.

Pavarësisht kësaj periudhe të vështirë, ajo ka zgjedhur të falënderojë njerëzit që i kanë qëndruar pranë dhe i kanë dhënë hapësirën dhe kohën e nevojshme për të vijuar jetën, larg imazhit që kishte krijuar dikur në rrjetet sociale.

Një rrëfim që duket se shënon një kapitull të ri për Neda Ballukun, këtë herë me më shumë transparencë për atë që ka ndodhur pas imazhit perfekt që publiku shihte në rrjet.